Connect with us

Lajme Të Tjera

Albana Koçiu , buxheti 2025 : Shëndetësia , mbrojtja sociale dhe kantiere të reja investimi janë prioriteti kryesorë i 103 miliardë lekëve

Alma Gashi

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektbuxhetin për vitin 2025 të MSHMS, i cili arrin vlerën e 103 miliardë e 375 milionë lekë.

Koçiu theksoi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, buxheti i MSHMS kapërcen 1 miliard euro dhe është i strukturuar mbi tre shtylla kryesore.

“Përmes kësaj pakete financiare, rrisim mbulimin universal për qytetarin, duke reduktuar më tej kostot, zgjeruar më tej shërbimet dhe duke rritur më tej aksesin pranë vendbanimit si edhe duke garantuar mbulim të plotë dhe mbështetje me pagesë në të holla si dhe shërbime sociale për fëmijët në nevojë, PAK dhe kategoritë vulnerabël. Së dyti, buxheti i ri rithekson rolin qendror të mjekut, infermierit dhe të gjithë profesionistëve të tjerë të sektorit të shëndetësisë , duke nxitur përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës dhe rritjen e shpërblimeve. Si dhe së treti, buxheti vjen me një paketë investimesh, më e madhja në historinë e sektorit shëndetësor, ç’ka do të hapë shumë kantiere të reja ndërtimi dhe modernizimi në të gjithë vendin”, shprehu ajo duke bërë me dije dhe përforcimin e mëtejshëm e Autonomisë Spitalore.

Ajo më tej shprehu se do të financojnë po ashtu dhe kontrollin bazë nga për grupmoshat 35-70 vjeç.

“Do të vijojmë të financojmë kontrollin bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, duke përforcuar një program me një impakt shumë të madh në funksion të ndërgjegjësimit dhe parandalimit. Si dhe do të mbështesim rimbursimin e barnave për rreth 400 mijë qytetarë, me një vlerë totale prej pothuajse 130 milionë eurosh”

“Në sistemin tonë dytësor, buxheti i ri do të mbështesë mbi 317 mijë pacientë që pritet të marrin trajtim në 5 spitalet terciale, 12 spitalet rajonale dhe 27 spitalet bashkiake. Do të vijojmë të mbështesim trajtimin me dializë të 1.500 qytetarëve si dhe të financojmë paketën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë me 10 mijë përfitues. Gjithashtu për herë të parë synojmë dhe ofrimin e shërbimit të ndërhyrjes kirurgjikale për vendosjen e protezës së gjirit për rreth 600 paciente të prekura nga sëmundja e kancerit”. Shprehu ajo në lidhje me sistemin dytësorë.

Ministrja Koçiu foli gjithashtu dhe për Mbrojtjen Sociale “Janë dedikuar pothuajse 300 milionë euro nga buxheti i shtetit për të mbështetur 62 mijë familje me skemën e Ndihmës Ekonomike, 91 mijë persona me aftësi të kufizuar. Buxheti 2025 mbështet bonusin e bebes me vlerë financimi prej 2.3 miliardë lekësh si dhe Pagesën për dëmshpërblimin dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politik me vlerë financimi 1 miliard 449 milion lekë”.

Lajme Të Tjera

Bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës për përgatitjen e përkthyesve zyrtarë

Alma Gashi

Published

on

2 njerez qe po i japin duart njeri tjerit

Ulsi Manja dhe Artan Hoxha, respektivisht Ministri i Drejtësisë dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, nënshkruan një marrëveshje strategjike për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, në funksion të përmirësimit të drejtësisë dhe përparimit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Qëllimi i marrëveshjes është të sigurojë përkthim cilësor të dokumentacionit dhe legjislacionit të Bashkimit Europian, duke garantuar trajnim të vazhdueshëm për përkthyesit dhe ngritjen e një trupe profesionale të përgatitur.

“Përkthyesit janë një hallkë kyçe për garantimin e saktësisë dhe cilësisë së çdo akti ligjor që përkthehet dhe përshtatet për sistemin tonë juridik. Me këtë nismë, ne forcojmë administratën, rrisim standardet dhe ecim më të vendosur drejt Europës dhe shtetit të së drejtës,” – shprehu ministri Manja.

Continue Reading

Lajme Të Tjera

Prezantohet Raporti i Tranzicionit BERZH 2024–2025 , Sejko: Reformat dhe politikat industriale, shtylla të zhvillimit dhe integrimit në BE

Alma Gashi

Published

on

Guvernatori Bankës së Shqipërisë Genti Sejko

Më 28 maj 2025, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u prezantua Raporti i Tranzicionit 2024–2025 i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, theksoi se ky raport shënon hapjen e analizave ekonomike profesionale për vitin 2025. Ai vlerësoi prezantimin e raportit si një ngjarje të rëndësishme vjetore, që mbledh së bashku ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të institucioneve publike e private dhe aktorë kyç të industrisë financiare.

Raporti i këtij viti, me temën “Riformulimi i Politikave Industriale në një Peizazh Global që Ndryshon”, ofron një analizë të thelluar mbi një nga sfidat më dinamike të kohëve moderne. Ai vë në dukje kompleksitetin në rritje të politikave industriale dhe ringjalljen e tyre si instrument strategjik për të përballuar ndryshimet strukturore në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Sot, politikat industriale nuk shihen më vetëm si mbështetje për sektorët ekzistues, por si një levë për ndërtimin e ekonomive të diversifikuara dhe të bazuara në inovacion.

Në vijim, Guvernatori Sejko solli disa nga gjetjet e raportit në kontekstin shqiptar, duke theksuar se për më shumë se dy dekada, Shqipëria dhe rajoni kanë investuar në reforma strukturore që kanë forcuar institucionet, përmirësuar klimën e biznesit dhe ndërtuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese. Ai nënvizoi se këto reforma kanë kontribuar në një rritje ekonomike mesatare prej 3.5–4% në vit gjatë pesë viteve të fundit, kanë ulur papunësinë në 11.3% në vitin 2024 dhe kanë nxitur një rritje të konsumit privat me 7%. Megjithatë, ai shtoi se këto reforma, ndonëse të domosdoshme, nuk mjaftojnë më për të përballuar sfidat e reja të zhvillimit.

“Banka qendrore nuk harton politika industriale, por kontribuon në to si garantuese e stabilitetit makroekonomik dhe financiar – kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm. Sot, mund të themi se ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet – PBB-ja u rrit me 4% në vitin 2024, inflacioni mbetet në 2%, kreditimi privat është rritur me 16,7%, dhe raporti i kredive me probleme ka rënë në nivelin historik 4%. Kjo pasqyron një sistem financiar të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe të aftë të mbështesë sektorin real”, deklaroi Sejko.

Continue Reading

Lajme Të Tjera

Guvernatori Sejko zhvillon takim me Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik

Alma Gashi

Published

on

Guvernatori Sejko dhe Ambasadroja Kasnyik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim kortezie me Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Sh.S.Zj. Martina Kasnyik.

Gjatë bisedës, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, duke theksuar edhe bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Guvernatori Sejko e informoi Ambasadoren Kasnyik mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se ekonomia e vendit vijon të ndjekë një trend pozitiv dhe pritet të rritet me ritme të qëndrueshme. Ai shpjegoi se politikat ekonomike janë përqendruar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, përmes përshtatjes së qëndrimit të politikës monetare , një element thelbësor për garantimin e stabilitetit financiar.

Sa i përket sektorit bankar, Guvernatori theksoi se bankat në Shqipëri mbeten të mirëkapitalizuara, likuide dhe fitimprurëse, me një nivel të ulët të kredive me probleme. Ai shtoi se kjo performancë e qëndrueshme reflekton besimin në sistemin financiar dhe aftësinë e tij për të mbështetur rritjen ekonomike afatgjatë.

Guvernatori Sejko theksoi kontributin pozitiv të sistemit bankar dhe të investimeve hungareze në këtë sektor, duke vlerësuar mbështetjen që ato kanë dhënë për iniciativat e Bankës së Shqipërisë dhe për rritjen ekonomike të vendit. Ai e cilësoi këtë prani si një “urë” lidhëse për investime dhe përvoja moderne evropiane në Shqipëri.

Në vijim, Guvernatori u ndal te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se mbështetja e vendeve anëtare të BE-së, si Hungaria, ka një rëndësi të veçantë për avancimin e këtij procesi dhe për arritjen e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja Kasnyik theksoi se vijimi i reformave mbetet thelbësor për krijimin e një klime edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke shtuar se ka një interes në rritje nga investitorë hungarezë për sektorë të ndryshëm në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, të dy palët ndanë të njëjtin qëndrim mbi potencialin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Hungarisë, veçanërisht në sektorin financiar dhe në nxitjen e investimeve të huaja në vend.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2024 Ekonomi.al eshte nje magazine online me lajme nga Ekonomia, Biznesi, Marketingu, Evente etj. Lexoni lajmet e fundit nga ne Ekonomi.