Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

5 vite nga tërmeti , Vengu : Mijëra familje kanë hyrë në banesa të reja, dhe shkolla më të sigurta e të mirëpajisura kanë hapur dyert

Redazione Avatar

di Redazione

26/11/2024

TITOLO

Pesë vite më parë, një tërmet tronditi Shqipërinë, duke ndryshuar jetët tona, por njëkohësisht na bashkoi për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt. Në përgjigje, qeveria ndërmori një proces ambicioz rindërtimi, i cili sot përfaqëson një shembull shprese dhe solidariteti.

Mijëra familje tashmë gëzojnë banesa të reja, ndërsa shkolla të sigurta dhe të mirëpajisura kanë hapur dyert për nxënësit, por puna për rindërtimin dhe përmirësimin vazhdon. Sipas raportit të Bankës Botërore, katastrofat mund të shkaktojnë dëme deri në 7% të PBB-së, ndërsa investimet në përshtatjen klimatike jo vetëm që reduktojnë humbjet, por gjithashtu nxisin zhvillimin ekonomik, duke ofruar deri në 10 herë më shumë përfitime.

"Ne po punojmë me përkushtim për këtë. Kjo datë përkujtimore përkon dhe me themelimin, 5 vite më parë, të Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila fuqizohet çdo vit e më tepër. Në vitin 2025, do të vijojmë me një angazhim të shtuar financiar për të rritur kapacitetet kombëtare dhe vendore në përballimin e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore, duke synuar uljen e dëmeve ekonomike dhe njerëzore në të gjitha zonat me risk." , shprehu Vengu në rrjete sociale.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane