Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

5-vjetori i AKMC-së, inaugurohet “Shtëpia e re”, Vengu: Kapacitet kombëtar që do të shtrihet në të gjithë vendin

Redazione Avatar

di Redazione

11/12/2024

TITOLO

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shënoi 5-vjetorin e krijimit në mjediset e saj të reja, të vendosura në garnizonin “Skënderbej” në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, drejtori i agjencisë, Haki Çako, përfaqësues nga vendet donatore dhe përfaqësues të institucioneve që luajnë një rol kyç në menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqësive.

Të pranishmit fillimisht vizituan nga afër Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ku u njohën me mënyrën e funksionimit të saj. Ministri i Mbrojtjes e vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin e ngritjes dhe modernizimit të kësaj qendre, duke e cilësuar atë një hallkë kyçe në menaxhimin e emergjencave.

“Dua që të falenderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura që në bashkëpunim me AKMC kanë arritur që të krijojnë këtu një kapacitet kombëtar dhe jo vetëm, një sallë që i shërben një institucioni, por një sallë që i shërben të gjitha institucioneve në rang republike, të përfshira në përballimin e fatkeqësive dhe të gjitha nevojat për kërkim-shpëtimin. Jeni në një proces ku për pak ditë do të auditohet nga të gjitha organet përkatëse ndërkombëtare rregullatore dhe kapaciteti shqiptar për kërkim shpëtimin dhe jemi tashmë në kushte optimale që jo vetëm të zbatojmë rregulloren që ka përcaktuar ICAO (Agjencia Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) për këto raste, por edhe të shohim në veprim se si kapacitetet janë ndërtuar për t’iu vënë në dispozicion prefekturave, infrastrukturës kritike, enteve apo Forcës Ajrore.” , shprehu ministri.

Drejtori i AKMC-së, Haki Çako, theksoi se Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, përveç se operon në kohë reale me Qendrën e Kërkim-Shpëtimit dhe me të gjitha strukturat dhe institucionet në nivel kombëtar dhe vendor, do të shërbejë gjithashtu si mikpritëse e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Stefania Vizzaccaro, drejtoresha e Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila ka financuar ngritjen dhe modernizimin e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet shqiptare.

Në përfundim, ministri Vengu dhe të ftuarit e tjerë vizituan mjediset e reja të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ku u takuan me punonjësit dhe u njohën me aktivitetet e tyre të përditshme.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane