A është Shqipëria destinacioni i ri i investimeve? Shifrat e 2024 flasin qartë
di Redazione
26/03/2025
Përveç atraktivitetit turistik, Shqipëria po shfaq një tërheqje gjithnjë e më të madhe për investitorët e huaj. Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 vendi ynë ka tërhequr 1.58 miliardë euro investime të huaja direkte, duke shënuar një rritje prej 92 milionë eurosh në krahasim me vitin 2023.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre investimeve - 423 milionë euro - erdhën vetëm gjatë tremujorit të katërt të vitit.Shumica e këtyre fondeve kanë qenë fitime të riinvestuara nga kompanitë ekzistuese, sesa kapital të freskët.
Sektori i pasurive të paluajtshme mbeti kryesori i investimeve të huaja në 2024, me 379 milionë Euro në ekonomi. Investitorët e huaj fokusuan kryesisht në blerjen e banesave dhe bizneseve, veçanërisht në Tiranë dhe zonat turistike bregdetare.
Industria nxjerrëse dhe përpunuese në vend të dytë
Pas pasurive të paluajtshme, sektorët më tërheqës për investime të huaja qenë:
- Industria nxjerrëse (214 milionë Euro)
- Industria përpunuese (173 milionë Euro)
Holanda, Italia dhe Turqia – Investitorët kryesorë
Nëse ndajmë investimet sipas vendburimit të investitorëve:
- Holanda – Investitorja kryesore
- Italia – Në vend të dytë
- Turqia – E treta në renditje
Articolo Precedente
Konferenca “Gratë dhe aktivitetet financiare të paligjshme në Ballkanin Perëndimor: Zgjerimi i mundësive për njohuri dhe veprim” me pjesëmarrjen e Zëvendësguvernatores Minxhozi
Articolo Successivo
Shqipëria përfiton 64.5 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane