Anëtarësimi në SEPA, BB: Kostot e transfertave bien 10-17 herë, mbi 1 miliard dollarë financim shtesë për inovacion
di Redazione
11/12/2024
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell ulje deri në 17 herë të kostove të transfertave ndërkufitare dhe mbi 1 miliard dollarë financim për inovacion.
Banka Botërore, në një postim në rrjetet sociale, thekson se miratimi i legjislacionit për zyrat e kreditit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Pagesave (SEPA) do të sjellin përfitime të jashtëzakonshme për individët, bizneset dhe ekonominë e vendit.
Banka Botërore thekson se bizneset do të përfitojnë së shpejti nga ulja e kostove për transfertat ndërkufitare me 10-17 herë, shërbime financiare më të shpejta dhe efikase, akses më të gjerë në tregjet Evropiane dhe mbi 1 miliard dollarë financim shtesë për rritje dhe inovacion.
Banka Botërore, në bashkëpunim me Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike dhe Komisionin Europian, është një nga aktorët kryesorë në Shqipëri për promovimin e aksesit në financa, sistemeve efektive të pagesave, përfshirjes dhe edukimit financiar, të cilat luajnë një rol kyç në nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Articolo Precedente
"Tregu Gjelbër" drejt përfundimit në qytetin e Beratit
Articolo Successivo
Nancy VanHorn takim me kryetaren në detyrë të GJKKO
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane