Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Anijet TEC në Vlorë po përgatiten për operacion, KESH nis procese për pastrimin e mbetjeve të naftës

Redazione Avatar

di Redazione

14/08/2024

TITOLO

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë prokurimi për largimin e mbetjeve hidrokarbure që do të krijohen nga përdorimi i dy anijeve TEC në Vlorë. Pas shpalljes së tenderit për sigurimin e 21 mijë tonëve naftë për këto anije, KESH ka nisur gjithashtu një procedurë për pastrimin e mbetjeve.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur një tender për shërbimin e evadimit dhe trajtimit të mbetjeve hidrokarbure, me një fond limit prej 32 milionë lekësh. Ky shërbim do të jetë në dispozicion për një periudhë 2-vjeçare, deri në konsumimin e 25 mijë tonëve naftë. Dokumentet e tenderit specifikojnë se mbetjet do të jenë 0.0226 ton për çdo ton nafte të konsumuar.

KESH kërkon që ky shërbim të ofrohet nga operatorë që kanë kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar mbetjet hidrokarbure nga aktiviteti i TEC Lundrues. Shërbimi do të përfshijë të gjitha aspektet e menaxhimit të mbetjeve gjatë periudhës së përdorimit të 25 mijë tonëve naftë.

Sistemi i magazinimit dhe depozitimit të mbetjeve është i pajisur për tërheqje periodike, ku secila anije ka një kapacitet maksimal prej 50 m³ dhe depoziton 6 m³/ditë mbetje hidrokarbure. Depozita e vajrave lubrifikantë është 30 m³ për çdo anije, dhe boshatisja është e nevojshme çdo 4 muaj.

Në lidhje me gjeneruesit termikë të marrë me qira në Triport të Vlorës, kapaciteti i tyre është 110 MW. Gjatë vitit 2023, prodhimi i energjisë nga këto njësitë ishte planifikuar të kushtonte 165 milionë euro. Qiraja për dy vitet e ardhshme është llogaritur në 46 milionë dollarë.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane