Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

AZHBR merr pjesë në konferencën e Agjencive të Pagesave të BE-së, me fokus te inovacioni dhe bashkëpunimi në bujqësi

Redazione Avatar

di Redazione

14/05/2025

TITOLO

Ardita Kuçi, Drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së, ishte e pranishme në Konferencën e 57-të të drejtorëve të Agjencive të Pagesave të BE-së, e zhvilluar në Varshavë, në kuadër të presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të agjencive të pagesave nga vendet anëtare dhe kandidate të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit vizituan Universitetin e Shkencave në Varshavë (SGGW), ku u prezantuan teknologji të reja që mbështesin zhvillimin e bujqësisë moderne.

Delegacioni u njoh nga afër me zgjidhje të avancuara në hortikulturë, përfshirë përdorimin e dronëve për spërkatje dhe teknologjitë autonome për drejtimin e makinerive bujqësore.

Në vijim të vizitës, u realizua një ndalesë në Qendrën për Mjekësinë Translacionale , një nga institucionet më moderne kërkimore në Poloni , ku zhvillohen studime ndërdisiplinore në fushat e bioteknologjisë dhe mjekësisë veterinare.

Pjesëmarrja e AZHBR-së në këtë konferencë të nivelit të lartë dëshmon përkushtimin e saj për të ndjekur zhvillimet më të fundit evropiane në administrimin e fondeve bujqësore dhe për të thelluar bashkëpunimin me agjencitë homologe të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane