Duke ngarkuar...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Balluku në forumin e funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare

Balluku në forumin e funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare

Gjatë Forumit të Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare në Tiranë, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku theksoi se Shqipëria ka arritur përparime të rëndësishme në lidhje me sfidat që paraqesin ujërat e Adriatikut dhe Jonit.

“Sfidat e reja në Detin Mesdhe mes ekonomisë blu, tranzicionit ekologjik dhe funksionet e Rojës Bregdetare”. Sigurisht të treja këto kolona kanë një rëndësi tëveçantë padyshim duke pasur parasysh ekonominë blu dhe kontributin e saj në të gjitha ekonomitë e vendeve të cilat lagen nga Deti Mesdhe. Faktin e tranzicionit ekologjik që tashmë mjedisi zë një rol të rëndësishëm në politikat e të gjithë shteteve europiane, ashtu dhe shteteve të cilat aspirojnëqë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe padyshim çkaështë më e rëndësishmja ka të bëjë me ligjzbatimin. Ligjzbatimin në territoret detare ku padyshim risqet hibride shtohen çdo ditë dhe më shumë.”

Balluku nënvizoi se Shqipëria po punon për të harmonizuar rregulloret dhe legjislacionin e Rojës Bregdetare me standardet e Bashkimit Europian dhe ato të FRONTEX.

“Investimet tona të rëndësishme në disa prej porteve të vendit dhe dua të përmend këtu planin tonë, që tashmë ka nisur të realizohet, për ndërtimin e një porti të ri në zonën e Durrësit, një port modern, quhet porti i Porto-Romanos, i cili tashmë ndodhet në fazën e garës ndërkombëtare dhe ku ne krenarisht mund të themi që interesi për ndërtimin e këtij porti është i jashtëzakonshëm dhe nga kompani europiane, pasi Shqipëria është e qartë në qëndrimet e saj me aleatët. Ne kurrë nuk kemi luajtur me ambiguitetin e bashkëpunimit të diplomacisë, por kemi qenë të qartë në qëndrimet tona, kështu që investimet në Republikën e Shqipërisë në infrastrukturat kritike janë gjithmonë të mirëpritura nga aleatët tanë, apo edhe nga shtetet europiane.”

Balluku shprehu se Shqipëria tani ka një rol të rëndësishëm në nivel rajonal brenda gjithë zonës së Mesdheut dhe është bërë një nga destinacionet më tërheqëse për turizmin në këtë rajon.