Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Banka e Shqipërisë: Kursi i këmbimit mbetet i qëndrueshëm

Redazione Avatar

di Redazione

20/05/2025

TITOLO

Ritmi i mbiçmimit të Lekut ka shënuar një ngadalësim në tremujorin e parë të vitit 2025, duke rënë në 4.7%, krahasuar me 5.6% në fund të vitit 2024.

Në raportin e fundit tremujor për politikën monetare, Banka e Shqipërisë vlerëson se qëndrueshmëria e kursit të këmbimit ka vijuar edhe gjatë prillit. Sipas të dhënave, kursi euro/lek qëndroi në nivelin 99.1, shumë pranë mesatares së muajit mars, ndërsa rritja vjetore e vlerës së Lekut ra më tej në 2.4%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu valutor ka paraqitur një situatë të qëndrueshme, me luhatje të kufizuara të kursit brenda intervaleve normale.

Pavarësisht një rënieje sezonale në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2024, volumi i tregtimit në tregun valutor u rrit me rreth 12% gjatë tremujorit të parë të 2025.

BSH thekson se lëvizjet e Lekut ndaj Dollarit amerikan janë ndikuar kryesisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të kësaj monedhe.

Në dy muajt e parë të vitit, Leku shënoi një nënçmim ndaj Dollarit amerikan, me këtë të fundit që u kuotua mesatarisht në 95.1 lekë, krahasuar me 93.9 lekë në dhjetor 2024. Më vonë, dobësimi i Dollarit në tregjet ndërkombëtare, i nxitur nga pasiguritë rreth efekteve të politikave tregtare të SHBA-ve, ndikoi në rënien e kursit USD/LEK gjatë marsit dhe prillit.

Gjatë muajit prill, Dollari u kuotua mesatarisht në 88.4 lekë, çka përfaqëson një rënie prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane