Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Bashkëpunim bankar: Sejko dhe Albertini forcojnë lidhjet financiare

Redazione Avatar

di Redazione

25/03/2025

TITOLO

Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim zyrtar me Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, SH.T.Z. Marco Alberti, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit dypalësh në sektorë të ndryshëm dhe mbi zhvillimet e fundit ekonomike.

Guvernatori shprehu mirënjohjen ndaj Bankës së Italisë për mbështetjen dhe asistencën teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror, veçanërisht në projektin e fundit TIPS Clone. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e hapjes zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një moment historik në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Guvernatori vuri në dukje kontributin e rëndësishëm të Italisë në krijimin e institucionit të parë bankar kombëtar, i cili hodhi bazat e politikës monetare dhe financiare të vendit. Gjatë një shekulli, Banka e Shqipërisë ka përballuar sfida të shumta, nga ndryshimet ekonomike e politike deri te kalimi në ekonominë e tregut të lirë. Me një histori të pasur dhe një vizion të qartë, ajo hyn në shekullin e saj të dytë si një institucion kyç për garantimin e stabilitetit ekonomik të vendit.

"Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e sistemeve të pagesave, nga reformat e para të pas viteve ’90, te krijimi i Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare (AIPS), si një nga sistemet më avangard të kohës në nivel rajoni dhe më gjerë, sa i përket operimit të tij. Ky sistem mundësoi qarkullimin e shpejtë dhe efikas të parasë të emetuar nga Banka e Shqipërisë në ekonomi dhe krijoi bërthamën për zhvillimin e tregjeve të parasë dhe atyre të kapitalit, si dhe implementimin efikas të politikës monetare. Në ditët e sotme, ai proceson një total pagesash rreth 5 herë më të lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit."  

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane