Bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës për përgatitjen e përkthyesve zyrtarë
nga Redaksia
Ulsi Manja dhe Artan Hoxha, respektivisht Ministri i Drejtësisë dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, nënshkruan një marrëveshje strategjike për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, në funksion të përmirësimit të drejtësisë dhe përparimit në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Qëllimi i marrëveshjes është të sigurojë përkthim cilësor të dokumentacionit dhe legjislacionit të Bashkimit Europian, duke garantuar trajnim të vazhdueshëm për përkthyesit dhe ngritjen e një trupe profesionale të përgatitur.
“Përkthyesit janë një hallkë kyçe për garantimin e saktësisë dhe cilësisë së çdo akti ligjor që përkthehet dhe përshtatet për sistemin tonë juridik. Me këtë nismë, ne forcojmë administratën, rrisim standardet dhe ecim më të vendosur drejt Europës dhe shtetit të së drejtës,” - shprehu ministri Manja.
Artikulli Tjetër
Lëkura nën diell? Helios nga Fresh Line kujdeset në çdo hap