Bashkia Shkodrës paraqet projektet e reja të turizmit
nga Redaksia
Në sallën e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u zhvillua një takim i rëndësishëm për diskutimin e strategjisë kombëtare të turizmit 2024-2025. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të GIZ Albania, si dhe konsulentë nga kompania Horwath HTL, duke kontribuar në hartimin e planeve për zhvillimin e turizmit në vend.
Sektori i turizmit luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e qytetit tonë, prandaj është thelbësore që zhvillimi i tij të mbështetet në strategji të qëndrueshme dhe me vizion afatgjatë. Bashkia Shkodër është e angazhuar në krijimin e një Strategjie Lokale për Zhvillimin e Turizmit, që përfshin projekte të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve publike të avancuara.
- Rruga Shirokë-Zogaj
- Rruga e Dukagjinit
- Parku i hyrjes së qytetit
- Molot e Liqenit të Shkodrës
- Rruga Shëngjin-Velipojë
- Rruga Velipojë-Pulaj dhe ura lidhëse me Ulqinin
Këto janë investimet e infrastrukturës dhe shërbimeve publike gjithashtu detyra për pastërtinë dhe ndriçimin e përkohëshëm për të rritur numrin turistëve dhe rritjen e të ardhurave.
Artikulli i Mëparshëm
FSHF & UNICEF një bashkëpunim i cili ka për synim futbolin dhe mbrojtjen e fëmijëve