Borxhi publik në zbritje: Niveli më i ulët në një dekadë, arritur në qershor
nga Redaksia
Borxhi publik ka ndjekur një tendencë të fuqishme uljeje gjatë vitit 2024.
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës janar-qershor, borxhi publik ka rënë me 3%, duke arritur nivelin më të ulët të regjistruar në një dekadë. Ministria e Financave raporton se ky është niveli më i ulët i borxhit publik në 10 vitet e fundit, ndërkohë që në vitin 2014, ky borxh ishte mbi 70%.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të muajit qershor, borxhi ka rënë në 55.72%, dhe në terma konkretë, borxhi total në fund të tremujorit të dytë është reduktuar me rreth 6 miliardë lekë.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), borxhi ka arritur në 55.72% të PBB-së deri në fund të qershorit, nga 58.93% në fund të vitit të kaluar. Kjo përmirësim pozitiv është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit.
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat kanë arritur në 342.8 miliardë lekë, ose 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një faktor tjetër që ka ndihmuar në kontrollin e borxhit publik është mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore, si dhe dobësimi i euros ndaj lekut, i cili ka ndikuar në uljen e borxhit të jashtëm të qeverisë.