Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

BSH: Kreditë për shtëpi shënojnë rritje me 13% gjatë gjashtë muajve të parë

Redazione Avatar

di Redazione

23/09/2024

TITOLO

Shqiptarët po vazhdojnë të blejnë gjithnjë e më shumë banesa me kredi.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, kërkesa për blerjen e apartamenteve ka shënuar një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Raporti i Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin Financiar thekson se sektori bankar ka vazhduar të ofrojë financim për blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.

Në periudhën janar-qershor, kredia për këtë segment arriti në 180 miliardë lekë, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Aprovimi i huave ka qenë në nivele më të larta, pavarësisht se bankat kanë shtuar kriteret për normat e interesit dhe kërkesën për kolateral. Cilësia e kredive të marra për këtë qëllim është mbajtur e mirë, me raportin e kredive me probleme që ra në 1.7%, nga 2.2% një vit më parë.

Edhe bizneset po marrin më shumë hua për blerjen e pasurive të paluajtshme. Stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë biznesit arriti në 170 miliardë lekë në fund të periudhës janar-qershor, duke u rritur me 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Në ndryshim nga kredia për individët, ku 66% përbëhet nga kredia në lek, rreth 60% e kredisë së marrë nga bizneset për blerjen e pasurive të paluajtshme është në monedhë të huaj.

Pavarësisht rritjes së kërkesës për kredi, agjentët raportojnë se numri i pronave të pashitura ka rënë. Gjithashtu, lejet e ndërtimit tregojnë një rënie në sipërfaqet e reja të ndërtimit.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane