Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

BSH linçon subjektin e parë financiar , Open banking

Redazione Avatar

di Redazione

26/11/2024

TITOLO


Bankingu i hapur (Open Banking) përfaqëson një zhvillim të ri në praktikat moderne bankare, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të pasur akses në të dhënat e llogarive të tyre dhe për të inicuar pagesa përmes ofruesve të shërbimeve të palëve të treta. Ndryshe nga bankingu tradicional, ku vetëm klienti dhe banka kanë kontroll mbi të dhënat financiare, kjo qasje u mundëson klientëve të ndajnë informacionin e tyre financiar në mënyrë të sigurt me ofrues të tjerë, duke përfituar nga shërbime financiare më inovative. Kështu, klientët mund të kryejnë pagesa nga llogaritë e tyre bankare edhe përmes institucioneve të tjera financiare, pa qenë të kufizuar vetëm tek banka ku kanë hapur llogarinë.

Bankingu i hapur mori jetë gjatë viteve 2018–2019 me hyrjen në fuqi të direktivës së rishikuar evropiane për shërbimet e pagesave, e njohur si PSD2. Ky transformim revolucionar u përqafua menjëherë nga Banka e Shqipërisë, e cila luajti një rol pionier në rajon, duke synuar modernizimin e sistemeve të pagesave në vend dhe përafrimin me standardet evropiane. Pas një pune të thelluar për hartimin e kuadrit ligjor, koncepti inovator u zbatua në tregun shqiptar përmes ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”. Ky ligj prezantoi ofruesit e shërbimit të inicimit të pagesës dhe të informimit të llogarisë (të njohur si Third Party Providers – TPP) si aktorë kyç në ekosistemin e bankingut të hapur.

Kuadri rregullator u zgjerua më tej me rregulloren nr. 29/2022, “Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”. Kjo rregullore përcakton standardet teknike për një komunikim të hapur dhe të sigurt ndërmjet pjesëmarrësve në shërbimet e pagesave.

Korniza ligjore dhe rregullative krijoi bazën e nevojshme për zbatimin e bankingut të hapur në Shqipëri. Ndërkohë, aktorët e tregut nisën përgatitjet për operacionalizimin e këtij koncepti, duke përshtatur sistemet informatike dhe pajisur me certifikata të kualifikuara për vulat elektronike, duke garantuar komunikim të sigurt me ofruesit e palëve të treta.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur bashkëpunimi intensiv me qeverinë shqiptare dhe autoritetet vendase, si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe AKSK. Këto institucione realizuan testimet e nevojshme për të siguruar integrimin dhe funksionimin e plotë të shërbimeve në përputhje me standardet evropiane të sigurisë.

"Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se në qendër të kësaj iniciative qëndron qytetari, për t’i dhënë më shumë mundësi zgjedhjeje që të kryejë pagesa dhe transferta më të thjeshtuara, më të shpejta dhe me kosto më të ulët. Prandaj dhe Banka e Shqipërisë nxit aplikimet e institucioneve financiare për t’u pajisur me licencën në fushën e bankingut të hapur me qëllim krijimin e më shumë vlere të shtuar për qytetarët shqiptarë në përditshmërinë e tyre financiare. Vlen të theksohet se operacionalizimi i open-banking është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), e cila do të mundësojë digjitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët."

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane