Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

BSH: Në vitin 2024, çmimet e apartamenteve shënuan një rritje prej 44.5%

Redazione Avatar

di Redazione

25/04/2025

TITOLO

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar një rritje të theksuar, e ndikuar kryesisht nga zgjerimi i huadhënies për blerje dhe ndërtim banesash.

Ky zhvillim ka sjellë edhe një rritje të konsiderueshme të çmimeve të banesave. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, çmimet e banesave u rritën me 44.5% në krahasim me vitin 2023.

“Cilësia e kredisë është përmirësuar gjatë periudhës. Ajo ka rënë në nivelin 4.2% që është më i ulëti në 15 vitet e fundit. Ndërkohë edhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj rrezikut të tregut, kryesisht kursit të këmbimit dhe numrave të interesit është i vetëkontrolluar”, shprehu Klodion Shehu, drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë thekson se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare përbëjnë një burim rreziku për ekonominë e vendit.

“Mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i këtij zhvillimi që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare. Në rast se shoqërohet me rritje të pasigurisë ka shumë mundësi që të ketë rritje të normave të interesit, rritje të presioneve inflacioniste dhe kjo të ndikojë në terma të konsumeve dhe investimeve në tërësi”, shprehu Shehu.

Për të ruajtur stabilitetin financiar, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë të aplikojnë një shtesë kundërciklike kapitali prej 0.5%. Kjo masë synon të kontrollojë rritjen e shpejtë të kreditimit në sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane