Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

BSH thekson sfidat e sistemit bankar përballë ndryshimeve klimatike

Redazione Avatar

di Redazione

13/08/2024

TITOLO

Banka e Shqipërisë ka kryer një analizë të rreziqeve me të cilat përballet sistemi bankar, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Në një publikim të fundit të kërkimeve shkencore, Raporti i Vlerësimit të Ekspozimit të Sektorit Bankar ndaj Rreziqeve Klimatike (2024) shqyrton ekspozimin e sektorit bankar shqiptar ndaj rreziqeve klimatike, duke përfshirë rreziqet fizike dhe ato të tranzicionit.

Raporti identifikon sfidat dhe mundësitë që përballen bankat përmes analizës së treguesve të ndryshëm, duke përfshirë rreziqet financiare të lidhura me klimën dhe kanalet përmes të cilave këto rreziqe transmetohen.

“Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën përmes dy kanaleve kryesore: rreziqeve fizike dhe rreziqeve të tranzicionit. Rreziqet fizike janë një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike, ndërsa rreziqet e tranzicionit lindin nga reagimet e politikëbërësve, novatorëve ose konsumatorëve për të parandaluar dhe luftuar ndryshimet klimatike,” theksohet në dokument.

Duke marrë parasysh profilin mjedisor dhe ekonomik të Shqipërisë dhe parashikimet që tregojnë një rrezik të shtuar, sektorët më të prekur janë ato të lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike në bujqësi, energji, menaxhimin e burimeve ujore, transport dhe zonat bregdetare.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane