Çmimi naftës ulet me më shumë se 4%
di Redazione
28/10/2024
Çmimet e naftës pësuan një ulje të ndjeshme prej më shumë se 3 dollarësh për fuçi këtë të hënë, pasi sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës nuk pati për qëllim objektet e naftës dhe nuk ndikoi në furnizimin energjetik.
Në tregun amerikan, çmimi i naftës shënoi një rënie prej 15 dollarësh ose 4.4%, duke arritur në 68.63 dollarë për fuçi. Ndërkohë, në bursën e Londrës, çmimi ra me 3.13 dollarë ose 4.1%, duke zbritur në 72.92 dollarë për fuçi. Sipas analistëve, një arsye për këtë rënie mund të jetë se goditjet ishin të kufizuara dhe nuk preken infrastrukturën e naftës, duke nxitur shpresat për një ulje të tensioneve.
Ekspertët theksojnë gjithashtu se tregu do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm në rast se Irani mund të kryejë një kundërsulm në javët e ardhshme, çka mund të shkaktojë një rritje të çmimeve të naftës.
Gjithashtu, vëmendja është e fokusuar tek bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, i cili mbështetet nga Irani, bisedime këto që rifilluan gjatë fundjavës. Përveç kësaj, mbetet për t'u parë nëse prodhuesit e OPEC+ do të vendosin të shtyjnë rritjen e planifikuar të prodhimit përtej Dhjetorit.
Në Tetor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe partnerët e saj vendosën të mbajnë të pandryshuar politikat e prodhimit, me një plan për rritjen e prodhimit që nis në Dhjetor. Grupi pritet të takohet më 1 Dhjetor për të diskutuar më tej këtë çështje.
Articolo Precedente
Koçiu: Shërbimi dentar falas për të moshuarit çdo të shtunë të parë të muajit
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane