Denaj në "Dita Botërore e Gruas Rurale": Roli i grave në fshat përforcon ekonominë familjare dhe lokale
di Redazione
16/10/2024
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, organizoi një takim në kuadër të “Ditës Botërore të Gruas Rurale,” ku mblodhi rreth 70 gra nga fshatrat që janë aktive në bujqësi, blegtori dhe agrobiznes. Ajo shprehu falenderime dhe vlerësim për rolin e rëndësishëm që gratë rurale luajnë në ruajtjen e agrokulturës dhe zhvillimin e zonave rurale, me qëllimin e përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mirëqenies për të gjithë.
"Një ditë si “Gruaja Rurale”, na bëri bashkë jo vetëm në një event, por edhe për të konkretizuar çfarë duhet të ndryshojmë ne me instrumentat tanë për të sjellë më shumë në vemendjen tuaj mbështetjen financiare të drejtëpërdrejtë," shprehu ministrja Denaj.
Gjithashtu ajo nënvizoi rëndësinë e Skemës Kombëtare për Bujqësinë, e cila përfshin subvencione direkte dhe investime, duke kërkuar një angazhim më të madh për gratë sipërmarrëse, të cilat aktualisht përfitojnë nga subvencionet, me një total prej 6,423 gra.
Ministrja inkurajoi zonjat sipërmarrëse të mendojnë për bashkimin e operatorëve si një mundësi për të kapërcyer sfidat ekonomike, në mënyrë që produktet e tyre të fitojnë njohje jo vetëm në tregjet vendase, por edhe në ato ndërkombëtare.

Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane