Denaj në panairin EIMA International 2024 , biseda për një bashkëpunim midis Shqipëris dhe Italisë
di Redazione
06/11/2024
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë vizitës së saj në panairin EIMA International 2024 në Bolonjë, zhvilloi një takim me Presidenten e FederUnacoma, Maria Teresa Maschio, Fabio Ricci nga FederUnacoma dhe Biagio Di Terlizzi nga CIHEAM Bari. Ata diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, me fokus në fuqizimin e sektorit bujqësor shqiptar.
Denaj theksoi se synimi është të përfitohet nga ekspertiza e Italisë.
Ajo e bëri këtë ngjarje me dije nga pamjet që ndau në rrjete sociale.
"Synojmë të përfitojmë nga ekspertiza e Italisë, duke u fokusuar në përmirësimin e prodhimit dhe zhvillimin e kapaciteteve për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme, që siguron cilësi dhe konkurrencë për produktet tona në tregjet ndërkombëtare."
"Qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim vazhdimësi nismave që kemi ndërmarrë për përmbushjen e vizionit" - shprehu ajo në rrjete sociale.
Articolo Precedente
Sezoni veror 2025 pritet të vij me rregulla të reja , Kumbaro : Prioritet plazhet publike
Articolo Successivo
Rama dhe Balluku në Kukës , Hapet Ura e madhe e Drinit
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane