Denaj: Negociatat me BE-në, udhërrëfyes për transformimin dhe reformat në bujqësi
di Redazione
04/04/2025
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në takimin vjetor me partnerët evropianë në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment kyç për rrugëtimin e Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve me kreun e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Andrea Ferrero, përfaqësues të BE-së, kreun e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, Iven Schad, dhe partnerë të tjerë, u shqyrtua progresi i bashkëpunimit dhe mundësitë për forcimin e tij në të ardhmen.
“Në një fazë kyçe të procesit të integrimit, ku Kapitujt 11, 12 dhe 13 janë kthyer në busullën tonë për reforma të thella në bujqësi, sigurinë ushqimore dhe peshkim, koordinimi me BE-në dhe donatorët mbetet thelbësor”, shkruajti ministrja Denaj në një postim pasi ndau pamjet në rrjetet sociale.
Denaj theksoi se ky partneritet ka për qëllim jo vetëm përafrimin me legjislacionin evropian, por edhe krijimin e një bujqësie moderne, të qëndrueshme dhe konkurruese, e cila i përshtatet nevojave të fermerëve dhe përmbush standardet e BE-së.
Articolo Precedente
Dita Botërore e Shëndetit
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane