Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Durrës, përkujtohet 86-vjetori i rezistencës antifashiste me homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut

Redazione Avatar

di Redazione

07/04/2025

TITOLO

Në Durrës, sot është përkujtuar 7 prilli 1939, dita që shënon fillimin e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, mori pjesë në ceremoninë e homazheve pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku u vendosën kurora me lule në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kësaj rezistence historike.

Në 7 prill 1939, atdhetarët shqiptarë, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë ata ushtarakë dhe vullnetarë nga Durrësi e i gjithë vendi, bënë rezistencën e parë dhe i treguan botës se cili ishte vullneti i këtij populli duke e kthyer 7 prillin në ditën e parë të rezistencës antifashiste të popullit shqiptar, duke vendosur me sakrificën e me gjakun e tyre vendin tonë në anën e duhur të historisë”, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.

“Në këtë ditë i drejtojmë nderimin tonë edhe të gjithë atyre brezave që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit tonë dhe të gjithë Shqipërisë”, përfundoi Sako.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane