Eduard Shalsi: ??? ?????? ??? ?? ??̈? ???̈???????? ? ????? ??? ??̈ ?????
di Redazione
13/04/2024
Nga profili Linkedin i Eduar Shalsi:
Në mbledhjen e rradhës të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, morrëm në shqyrtim dhe miratuam projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Programin e tregut të përbashkët, për periudhën 2021-2027””.
Programi i ri i BE-së synon të krijojë bashkëpunim dhe sinergji të mëtejshme ndërmjet bizneseve me qëllim
▫️mirëfunksionimin e tregut të brendshëm,
▫️forcimin e konkurrueshmërisë, dhe
▫️rritjen e aksesit në treg.
Shqipëria gjithashtu po aplikon për një nga shtyllat e programit, që lidhet me nxitjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, shuma e së cilit shkon më shumë se 1 miliardë euro. Ky program i lejon OJF-ve dhe sipërmarrjeve shqiptare të aplikojnë në thirrje të ndryshme që do ketë deri në fund të vitit 2027.
Ndërmarrjet shqiptare mund të përfitojnë trajnime, bashkëpunime me biznese të tjera europiane në fushat e tyre apo mbështetje në forma të ndryshme.
Nga Linkedin : https://www.linkedin.com/posts/eduard-shalsi
Articolo Precedente
Tirana International Airport: Punohet me ritme te shpejta per zgjerim
Articolo Successivo
TikTok Notes: Revolucioni në Botën e Mediave Sociale
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane