Ekipi Bloomberg News brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërisë
di Redazione
09/04/2025
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, u takua me përfaqësuesit e Bloomberg News, të udhëhequr nga Shefi i zyrës në Varshavë dhe njëherazi drejtues i ekipit për Evropën Lindore, z. Piotr Skolimowski, si dhe me reporteren Gresa Kraja.
Guvernatori Sejko i informoi përfaqësuesit e Bloomberg mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në Shqipëri. Ai theksoi se sektori financiar ka njohur një rritje të qëndrueshme, ndërsa ekonomia ka shënuar ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja e konsumit, investimet dhe një sezon i suksesshëm turistik. Gjithashtu, Guvernatori nënvizoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur politika monetare e qëndrueshme dhe e matur e Bankës së Shqipërisë në mbështetjen e këtyre zhvillimeve.
Sa i përket perspektivës ekonomike, Guvernatori theksoi se ajo mbetet pozitive, me rritjen e ekonomisë që pritet të ruajë stabilitetin dhe inflacionin që parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025. Ky zhvillim do të mbështetet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një performancë më e qëndrueshme e kursit të këmbimit. Sidoqoftë, Guvernatori theksoi se tensionet gjeopolitike të vazhdueshme dhe pasiguria lidhur me politikat tregtare dhe ekonomike mund të kenë ndikime të rëndësishme në ekonominë globale dhe atë evropiane.
Bloomberg është një kompani globale që ofron shërbime financiare dhe informacion në kohë reale, duke përfshirë lajme ekonomike, analiza financiare, të dhëna për tregjet, si dhe mjete të nevojshme për menaxhimin e investimeve. Ajo përdoret nga profesionistët e financave për të analizuar të dhënat e tregjeve dhe për të marrë vendime investimi.
Articolo Precedente
Investitorët italianë nga Regione del Veneto shfaqin interes për tregun shqiptar
Articolo Successivo
Si të fitoj para për punë në sektorin e Marketingut në internet
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane