Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Elisa Spiropali, ndodhej në Konferencën parlamentare rajonale “Rritja e Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të Mira për Përmirësimin e Llogaridhënies”

Redazione Avatar

di Redazione

19/02/2025

TITOLO

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u shpreh gjatë Konferencës parlamentare rajonale “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të Mira për Përmirësimin e Llogaridhënies”, e organizuar sot nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim dhe Ambasada e Zvicrës.

Në këtë ngjarje morën pjesë deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë, Kuvendi i Kosovës, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, Parlamenti i Moldavisë, ekspertë të shërbimeve parlamentare nga këto shtete, si dhe nga Ministria e Jashtme e Zvicrës, Bundestagu Gjerman, Unioni Ndërparlamentar, dhe ekspertë të organizatave që mbështesin projekte financuar nga Qeveria Zvicerane për Kuvendet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura janë ndër prioritetet e Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.Kuvendi ka krijuar dhe venë në funksionim kanale komunikimi me institucionet e pavarura dhe po rrit transparencën dhe efiçencën e këtij bashkëpunimi.

Kemi ndërtuar gjithashtu një traditë pozitive, aktive dhe produktive, për të modernizuar format, instrumentat dhe metodologjitë inovative të komunikimit, raportimit dhe informimit.

Në ndërveprimin me institucionet e pavarura kemi ftuar edhe aktorë, përtej Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, të cilët përcjellin zërin e fuqizuar të qytetarëve dhe publikut dhe rrisin transparencën e mbikëqyrjes parlamentare.

Institucionet e pavarura, shoqërinë dhe median i kemi ftuar të bëhen pjesë edhe e modeleve të reja që po zbaton Kuvendi: Metodologjia e Kontrollit Post-legjislativ dhe Metodologjia për vlerësimin parandalues të korrupsionit.

Fuqizimit të kontrollit parlamentar po i shërbejnë edhe Strategjia e re e Komunikimit, Platforma e re e Konsultimit Publik dhe cikli i sesioneve “Dialog për Konsensus”. Përveç inkorporimit në procesin legjislativ, këto dokumente e praktika të mira po kontribuojnë edhe në cilësinë dhe efiçencën e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit.

Ne po punojmë që marrëdhëniet e Kuvendit me institucionet e pavarura, sidomos me ato të sistemit të drejtësisë, të jenë të qëndrueshme, dinamike, reciproke dhe secili brenda kompetencave të veta të ushtrimit të pushtetit, siç përcakton Kushtetuta.

Para se të bëjmë fjalë për mbikëqyrjen, ne e kuptojmë, përceptojmë dhe jetërsojmë bashkëpunimin me institucionet e pavarura si një mbështetje për t’i ndihmuar ato në plotësimin sa më mirë të misionit të tyre kushtetues.

Kjo mbështetje është në frymë e vizion, politike, ligjore, institucionale, financiare, publike dhe realizohet në mënyrë të përditshme, me qëllim të njëjtë si thelb, por me kufij të ndarë detyrash, përgjegjësish e kompetencash.Mbikëqyrja parlamentare po nxit përgjegjshmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të pavarura, duke rritur llogaridhënien e Qeverisë si edhe duke ruajtur pavarësinë e institucioneve.

Në këtë mënyrë, qeverisja të jetë e orientuar më mirë, dhe më cilësisht drejt plotësimit të nevojave të qytetarëve dhe institucionet e pavarura do të bëhëen më aktive në mbështetjen e këtij funksioni thelbësor të Kuvendit, duke u bërë bashkëmbikëqyrëse të veprimtarisë së Qeverisë dhe agjencive shtetërore.

Duke rritur llogaridhënien e Qeverisë dhe të institucioneve të pavarura dhe duke fuqëizuar partneritetin me këto të fundit, Kuvendi rrit gjithashtu llogaridhënien e vet para Kushtetutës dhe qytetarëve, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Institucionet demokratike mund dhe duhet t’i forcojmë duke konsoliduar vlerat demokratike dhe më tej akoma, duke i jetuar këto vlera. Kjo është garanci për të mbrojtur sistemin demokratik.Në këtë vizion dhe këto përpjekje Kuvendi nuk mund dhe nuk duhet të jetë i sukseshëm, nëse kontributi parlamentar nuk plotësohet nga kontributi i institucioneve të pavarura.”

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane