Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Euro zbret nën 100 lekë për herë të parë

Redazione Avatar

di Redazione

12/08/2024

TITOLO

Kursi i euros bie për herë të parë nën 100 lekë

Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht nën nivelin e 100 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sot euro u këmbye me 98.50 lekë, duke arritur një minimum të ri historik.

Sezoni veror ka sjellë një rritje të presioneve për zhvlerësimin e euros, për shkak të intensifikimit të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë ka përpjekur të parandalojë këtë ndikim që nga fillimi i sezonit, duke dërguar mesazhe për aktorët e tregut dhe duke ndërhyrë në tregun valutor për të mbajtur kursin mbi nivelin e 100 lekëve.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe blerjeve direkte nga banka qendrore, bariera e 100 lekëve është thyer sot. Banka qendrore nuk ka dhënë informacion mbi sasinë e blerjeve valutore për të parandaluar mbiçmimin e mëtejshëm të lekut.

Historikisht, presionet sezonale mbi kursin e këmbimit arrijnë kulmin mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, megjithatë, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe disa valë paniku afatshkurtra kanë ndikuar në dinamikën normale të tregut. Ndërhyrjet e Bankës kanë ngadalësuar rënien e kursit të këmbimit, i cili aktualisht është në rënie me rreth 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Ky veprim është i motivuar nga objektivi ligjor i kontrollit të inflacionit, i cili ka zbritur poshtë nivelit të synuar prej 3%, duke arritur në 2.3% në korrik, sipas INSTAT. Në këto kushte, përpjekja e Bankës për të parandaluar forcimin e mëtejshëm të lekut tenton të zbusë ndikimin negativ të kursit të këmbimit mbi komponentin e importuar të çmimeve.

Që nga viti 2020, kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me gati 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie është kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe investimeve të huaja, sidomos në pasuri të paluajtshme. Forcimi i lekut ka ndihmuar ekonominë shqiptare të përballojë më lehtë valën inflacioniste të vitit 2022, por ka shkaktuar efekte negative në sektorët eksportues të ekonomisë. Fasoneria ka pësuar goditjen më të madhe, dhe sektori i turizmit ka humbur në konkurrueshmëri, duke qenë i detyruar të rrisë çmimet për të kompensuar rënien e kursit të euros.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane