Fermerët e bashkuar sigurojnë mbështetje të plotë nga Skema Kombëtare
di Redazione
07/01/2025
Në fshatin Mbrostar të Fierit, Alfredi dhe katër fermerë të tjerë janë bashkuar si një grup dhe kultivojnë 2.3 hektarë tokë me produkte bujqësore sezonale.
Ky grup fermerësh ka aplikuar së bashku dhe ka përfituar mbështetje të plotë nga Skema Kombëtare 2024 për fidanë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e ka ndarë këtë rast në rrjetet sociale, duke theksuar se bashkimi i fermerëve ka lehtësuar procesin e aplikimit dhe përfitimin e tyre nga mbështetja e skemës kombëtare në bujqësi.
Denaj shprehu se "Me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5.2 miliardë lekë. 67,100 fermerë përfitues, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë do të disbursohen 100%."
Dhe gjithashtu sipas saj është i treti vit radhazi që sigurojmë 100 % pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.
Articolo Precedente
Reduktim rekord i çmimit të energjisë
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane