Fermerët e Koçovës përfitojnë nga Skema Kombëtare
di Redazione
20/01/2025
Disa prej fermerëve të Koçovës u është dhënë mundesia të bashkojnë sipërfaqet e tyre të tokës , në menyrë për të përfituar mbështetje nga Skema Kombëtare për fidanët.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se me me rishikimin e buxhetit në fund të vitit 2024, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arriti 5,2 miliardë lekë. Sipas saj, përfitues janë 67 100 fermerë, ku 52 195 prej tyre përfitojnë naftë në masën 100%.
"Kuçovë | Altini dhe 5 fermerë të tjerë, të bashkuar në një grup të përbashkët, me një sipërfaqe totale prej 4 hektarë kanë përfituar 100% mbështetje nga Skema Kombëtare për fidanë. Prodhimet e tyre shkojnë në tregun vendas dhe eksporte duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e produkteve."
"Me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5.2 miliardë lekë . 67,100 fermerë përfitues, ku 52,195 prej tyre përfitojnë naftë në masën 100%."
"Për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte."
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane