Finalizohet protokolli i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Gjermani: Projekte të reja për Energjinë dhe Transportin
di Redazione
11/10/2024
Pas dy ditësh negociatash intensive, Zv. Ami Kozeli, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të SASPAC, Eridana Çano dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Industrisë dhe Energjisë në MIE, Besjan Kadiu, nënshkruan zyrtarisht protokollin e bashkëpunimit ekonomik për vitet 2025/2026 me qeverinë gjermane.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të sektorit të energjisë në Shqipëri, duke siguruar financime të konsiderueshme për projekte kyçe si rehabilitimi i HEC Fierza dhe dixhitalizimi i nënstacioneve në rrjetin e transmetimit. Financimi për këto projekte përfshin një kredi prej 60 milionë euro dhe një grant prej 2 milionë euro për dixhitalizimin.
Arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi janë:
- Financimi për rehabilitimin e HEC Fierza dhe digjitalizimin e rrjetit të transmetimit: 60 milionë EUR kredi dhe 2 milionë EUR grant.
- Mbështetje për transportin e qëndrueshëm: 1 milion EUR grant.
- Mbështetje për efiçencën energjetike në godina publike: 20.39 milionë EUR grant.
- Angazhim për rehabilitimin e HEC Vau i Dejës.
Gjatë diskutimeve, u trajtua gjithashtu progresi i projekteve aktuale në sektorët e transmetimit, shpërndarjes dhe efiçiencës energjetike, duke dëshmuar angazhimin për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme dhe moderne për Shqipërinë.
Ky protokoll shënon hapa të mëdhenj përpara në forcimin e infrastrukturës energjetike dhe përmirësimin e efiçiencës, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit.

Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane