Financimi i sektorit bujqësor: Një skemë e re për të mbështetur bujqësinë dhe bizneset rurale
di Redazione
06/02/2025
Diskutimi mbi"Kreditimin e Sektorit Bujqësor" u zhvillua sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë, duke u fokusuar në identifikimin e strategjive dhe krijimin e instrumenteve të reja për përmirësimin e këtij procesi.
Në tryezën e diskutimit, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, Ministri i Financave Petrit Malaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, si dhe përfaqësues të sistemit bankar, u theksua nevoja për një qasje inovative që do t’i japë një shtysë të re financimit të bujqësisë, përmes mekanizmave të përshtatur nga institucionet financiare.
Si rezultat i një procesi të gjatë konsultimi mes qeverisë dhe përfaqësuesve të sektorit bankar, Kryeministri Rama informoi se “sot kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.”
Articolo Precedente
Hapësirë e re për investitorët: Ligji për Investimet Strategjike zgjatet me 2 vite
Articolo Successivo
100 Pyetje në Intervista Pune - dhe si të përgjigjeni
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane