Firmoset Marrëveshja e Garancisë mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZH, mbështetje financiare për Projektin e Qëndrueshmërisë së OSHEE
di Redazione
12/03/2025
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Marrëveshje Garancie me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim garantimin e detyrimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) merr përsipër në kuadër të Marrëveshjes së Huasë për “Projektin e Qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
Marrëveshja synon sigurimin e një huaje afatgjatë prej 45.75 milionë eurosh, me kushte të favorshme, që do të përdoret për rifinancimin e kredive ekzistuese overdraft, të marrë nga bankat e nivelit të dytë gjatë krizës energjetike në vend, me garanci shtetërore.
Për qeverinë shqiptare, Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, dhe Administratori i OSHEE, z. Enea Karakaci, ndërsa për BERZH-in nga Zëvendës Presidenti i saj, z. Matteo Patrone, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
“Ky transaksion ofron avantazhe të konsiderueshme. Duke rifinancuar huatë aktuale afatshkurtra në huatë afatgjata nga BERZH, ai mundëson që OSHEE të kthejë kryesimin në këste të menaxhueshme për një periudhë të zgjatur, duke krijuar një profil më të qetë të amortizimit dhe duke reduktuar rrezikun e rifinancimit të borxhit në të ardhmen. Për më tepër, ai ofron kushte financiare më të favorshme, duke çuar në uljen e kostos totale të huasë”, u shpreh z. Malaj.
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane