Fitimet e kompanive të sigurimeve për 2023 kapin shifrën e 27 milionë eurove
di Redazione
15/07/2024
Në vitin 2023, fitimet e tregut të sigurimeve arritën një rekord të ri, me një rezultat financiar neto prej 2.76 miliardë lekësh ose 26.6 milionë euro, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Krahasuar me vitin e kaluar, fitimi i siguruesve shqiptarë u rrit me pothuajse 70%.
Segmenti më i madh i tregut, sigurimi i Jo-Jetës, pati kontributin kryesor në rritjen e fitimeve, me një fitim neto prej 2.44 miliardë lekësh ose 23.5 milionë eurove, një rritje prej 69% krahasuar me vitin 2022. Kthimi nga kapitali në nivel tregu u rrit në 15.99%, nga 11.92%, ndërsa kthimi nga aktivet arriti në 5.46%, nga 3.74%.
Rritja e fitimeve u ndikua kryesisht nga rritja e rezultatit teknik, i cili arriti në 2.67 miliardë lekë, një rritje prej 76% krahasuar me vitin 2022. Primeve të fituara neto arritën në 16.67 miliardë lekë, një rritje prej 8.5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rezultati final nga investimet ishte negativ për shkak të humbjeve të raportuara nga disa shoqëri.
Dëmet neto të paguara nga shoqëritë e sigurimit u rritën me 5.4% krahasuar me një vit më parë, ndërsa raporti i dëmeve neto ra në 33.72%, nga 34.8%. Rënia e shpenzimeve operative, me 2.2%, gjithashtu kontribuoi në rritjen e fitimeve, kryesisht për shkak të uljes së shpenzimeve administrative dhe atyre të lidhura me personelin.
Kompanitë e sigurimit të jetës arritën një rritje të fortë të fitimit neto, duke arritur në 323 milionë lekë, gati 74% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e rezultati teknik për këtë segment ishte gati 79% krahasuar me vitin e kaluar. Në segmentin e sigurimit të jetës, rritja e primeve të fituara neto ishte 19.3% më shumë krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet neto për dëme të paguara u rritën me 20%.
Megjithatë, shpenzimet operative të kompanive vazhduan të rriteshin, veçanërisht në segmentin e shpenzimeve të marrjes në sigurim dhe ato administrative. Për shoqëritë e sigurimit të jetës, raporti i shpenzimeve neto u rrit në 59.65%, nga 56.94%.
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane