Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

FSHF & UNICEF një bashkëpunim i cili ka për synim futbolin dhe mbrojtjen e fëmijëve

Redazione Avatar

di Redazione

07/11/2024

TITOLO

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe UNICEF firmosën sot një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit,” me pjesëmarrjen e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe përfaqësuesit të UNICEF në Shqipëri, z. Murat Sahin. Ky bashkëpunim ka për qëllim përdorimin e futbollit si mjet për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Ky memorandum ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët, rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e angazhimit të komuniteteve lokale në iniciativa që promovojnë të drejtat e fëmijëve, si dhe mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe e konsideroi futbollin si një mjet të fuqishëm për dërgimin e mesazheve pozitive që ndihmojnë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Falënderoj z. Murat për këtë bashkëpunim, firmosjen e këtij memorandumi. Për Federatën e Futbollit kjo nuk është dita e parë për këtë lloj kauze, është vazhdimi i punës tonë të përhershme. Ne e kemi në objektivat tonë ndikimin nëpërmjet futbollit për përmirësimin apo mbrojtjen e fëmijëve, por ky është një lloj institucionalizimi për të bashkëpunuar bashkë, për të dhënë mesazhe pozitive për të drejtat e fëmijëve, për të drejtat e grave e vajzave dhe çdo gjë që mund të bëjmë bashkë. E para është që ne të japim mesazhe nëpërmjet trajnerëve dhe përgjegjësve tanë të futbollit për ata që luajnë futboll. E dyta dhe shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin në përgjithësi dhe se sa ne mund të ndikojmë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, edukimin e femijëve, integrimin e tyre, kryesisht vajzave. Unë jam i sigurt që me këtë lloj bashkëpunimi ky mesazh do të përçohet shumë më mirë dhe së bashku do t’ia arrijmë qëllimit tonë të përbashkët që është e ardhmja e jonë, që janë fëmijët tanë” – shprehu Presidenti Duka.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane