GAGF-Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë,marrin pjes 110 kompani nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare
di Redazione
03/10/2024
Festivali i parë i gastronomisë shqiptare po zhvillohet në Berlin, ku marrin pjesë 110 kompani nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Presheva. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre kompanive vijnë nga diaspora, gjë që, sipas organizatorëve, tregon potencialin e madh që ka Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë, për të promovuar pasurinë e gastronomisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ishte e pranishme në këtë festival, ku shprehu se:
"Është një mundësi fantastike për të treguar vlerat unike shqiptare që lidhen sa me ushqimin , me produktet tona por mbi të gjitha për ta lidhur këtë me mirëprijen dhe elemente të cilat neve sot ka kan cuar në nje numer turistësh gjithnjë e në rritje"
Festivali mbarëkombëtar shqiptar i gastronomisë në Berlin do të qëndrojë i hapur për dy ditë, ku sipërmarrësit do të kenë mundësi të zgjerojnë bashkëpunimet e tyre. Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë traditat kulinare shqiptare.
Articolo Precedente
Shkolla 9-vjeçare "Naim Frashëri" në Fier hap dyert sot , Rama ndan pamejt
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane