Gjashtëmujori i dytë sjell ulje të normave maksimale të interesit për kreditë konsumatore
di Redazione
12/07/2024
Sipas Bankës së Shqipërisë, norma efektive maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore në Lek për shumat deri në 200 mijë lekë është ulur në 95.19% nga 100%. Për kartat e kreditit, NEI maksimal ka rënë në 26.27% nga 27.4%, ndërsa për overdraftet është rritur lehtë në 18.71% nga 18.6%.
Për kreditë nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë, NEI maksimal është ulur në 37.43% nga 40.6%, dhe për overdraftet në këtë interval është rritur në 18.77% nga 17.55%. Për kreditë me vlerë nga 600,001 deri në 2,000,000 lekë, NEI maksimal është ulur në 12.41% nga 15.6%.
Aplikimi i normës tavan për kreditë konsumatore filloi në fillim të vitit 2022 për të mbrojtur konsumatorët nga normat abuzive të interesit. NEI maksimal ka pësuar një rënie të fortë që nga vendosja fillestare në 171.41% për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, duke arritur tani në 95.19%.
Sipas rregullores “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë çdo gjashtë muaj dhe bazohet në kreditë e disbursuara në gjashtëmujorin e kaluar. Ky tregues është mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. Të gjitha bankat dhe institucionet financiare të licencuara duhet të respektojnë këtë normë.
Ulja e normave maksimale të interesit vjen ndërsa rregullimi i mikrofinancës po hyn në një cikël të ri shtrëngues. Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore me ndihmën e Bankës Botërore për të kufizuar huadhënien në mikrofinancë dhe për të rritur analizën financiare të huamarrësve. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.
Articolo Precedente
Fitimet e kompanive të sigurimeve për 2023 kapin shifrën e 27 milionë eurove
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane