Gjashtëmujori i parë sjell 284 milion euro më shumë të ardhura tatimore, turizmi dhe sigurimet nxisin rritjen
di Redazione
16/07/2024
Administrata tatimore ka mbledhur 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë dhe turistët e huaj gjatë gjysmës së parë të vitit.
Sipas të dhënave paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rritja e të ardhurave ka vijuar trendin pozitiv që ka nisur që në fillim të vitit, duke shënuar një kapërcim të konsiderueshëm. Në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve 2022 apo 2021, rritja është shumë më e lartë, veçanërisht në raport me 2021-shin me një diferencë prej rreth 67.6 miliardë lekë më shumë, apo 670 milionë euro.
Një faktor kryesor për këtë rritje është mbledhja e më shumë të ardhurave nga TVSH-ja, e cila është ndikuar nga rritja e konsumit gjatë kësaj periudhe. Kjo rritje e konsumit është rezultat i rritjes së pagave, shtimit të fluksit të turistëve dhe rënies së inflacionit. Gjithashtu, kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë luajtur një rol të rëndësishëm, duke rritur ndjeshëm të ardhurat në buxhet falë rritjes së pagave, rritjes së pagës minimale dhe formalizimit të tregut të punës.
Tatimi mbi të ardhurat personale ka peshë të rëndësishme në këtë performancë pozitive. Ky tatim përfshin taksat mbi pagat, transaksionet e pasurive të paluajtshme dhe qiratë. Tatimi mbi fitimin gjithashtu ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e të ardhurave tatimore gjatë kësaj periudhe.
Në muajin Qershor, të ardhurat tatimore janë rritur me 3.2 miliardë lekë apo 32 milionë euro krahasuar me Qershorin e vitit 2023 dhe shumë më tepër në raport me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme.
Articolo Precedente
Qeveria merr një vlerësim negativ nga Auditi Financiar për menaxhimin e investimeve publike.
Articolo Successivo
Fitimet e kompanive të sigurimeve për 2023 kapin shifrën e 27 milionë eurove
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane