Gonxhja: Nga janari janë inspektuar 8,878 subjekte, u konstatua një rritje prej 27% të punëmarrësve informalë
di Redazione
26/12/2024
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot se Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka kryer kontrolle nga janari deri në nëntor të këtij viti për të siguruar zbatimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga ana e bizneseve.
Ai shprehu se nga periudha Janar-Nëntor 2024 :
- 8,878 Subjekte të inspektuara mbi bazë risku
- 16,396 Subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës
- 624 Inspektime për shkak Ankese, 25% më shumëkrahasuar me 2023, 76.8% në favor të punëmarrësve
- 1,256 Pezullime 21% më shumë
- 1,620 Paralajmërime 44% më shumë
- 179 Gjoba 42% më shumë
- 27 % më shumë punëmarrës informalë të identifikuar krahasuar me 2023
- + 26,404,560 Lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit
Articolo Precedente
Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri të në Porto Romano
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane