Goxhobelli : Partneriteti me BE është kryesor për modernizimin e Kadastrës
di Redazione
03/03/2025
Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Znj. Lorena Goxhobelli, ishte e pranishme në takimin e Komitetit Drejtues të Programit “BE për të Drejtën e Pronësisë”, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian, e cila ka për qëllim përmirësimin e të drejtave pronësore dhe modernizimin e shërbimeve kadastrale në Shqipëri.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë efikasitetin dhe transparencën në reformën e menaxhimit të pronave dhe shërbimeve kadastrale në Shqipëri, duke forcuar njëkohësisht garantimin e të drejtës së pronësisë për qytetarët.
Prioritetet kryesore të ASHK-së:
- Digjitalizimi i kadastrës për një sistem më të shpejtë dhe të sigurt.
- Përmirësimi i të dhënave për të korrigjuar pasaktësitë dhe konfliktet e trashëguara.
- Finalizimi i regjistrimit fillestar për të garantuar sigurinë ligjore të pronës.
- Ri-inxhinierizimi i proceseve për shërbime më të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset.
"Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ky transformim nuk është vetëm një përmirësim teknik, por një reformë e thellë që ndikon drejtpërdrejt në sektorë strategjikë si bujqësia, turizmi dhe menaxhimi i tokës."
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane