Guvernatori Sejko në takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.Z. Reinout Vos
di Redazione
18/04/2025
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko informoi Ambasadorin mbi gjendjen aktuale ekonomike dhe financiare të vendit, duke e vendosur atë në kuadrin e integrimit evropian dhe sfidave të mjedisit ndërkombëtar. Ai vuri në dukje përparimin që ka shënuar ekonomia shqiptare në dhjetëvjeçarin e fundit, duke theksuar se rritja ekonomike ka kontribuar ndjeshëm në afrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, Guvernatori theksoi përmirësimin e treguesve kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar, përfshirë inflacionin, borxhin publik dhe të jashtëm, si edhe gjendjen pozitive të sektorit bankar.
Ambasadori Vos vlerësoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se ruajtja e stabilitetit makroekonomik përbën një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu çmoi rolin e Bankës së Shqipërisë në përmbushjen e funksioneve të saj ligjore, veçanërisht në zhvillimin e sistemit të pagesave dhe nxitjen e edukimit financiar në vend.
Ambasadori përsëriti mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Në mbyllje të takimit, Guvernatori Sejko dhe Sh.T.Z. Reinout Vos shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes Bankës së Shqipërisë dhe bankës qendrore të Holandës, me fokus të veçantë në fushën e sistemit financiar.
Articolo Precedente
Qendra e re e Kontrollit të Trafikut në Kamëz, monitorim 24/7 i rrugëve dhe bashkëpunim mes Policisë Rrugore, Urgjencës dhe Emergjencave Civile.
Articolo Successivo
Skema Kombëtare 2025: AZHBR garanton financim të plotë për grupimet e fermerëve
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane