Guvernatori Sejko zhvillon yakim Delegacionin e BERZH-it
di Redazione
08/04/2025
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga znj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore. Delegacioni u shoqërua nga znj. Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, së bashku me përfaqësues të tjerë nga të dy institucionet.
Në fillim të takimit, Guvernatori Sejko informoi përfaqësuesit e BERZH-it mbi zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në Shqipëri. Ai theksoi se, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, ekonomia e vendit pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje. Gjithashtu, ai vuri në dukje se sistemi financiar dhe sektori bankar po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të kënaqshme dhe vijon të karakterizohet nga një cilësi e mirë.
Guvernatori Sejko vuri në dukje edhe avancimin e bërë në modernizimin e infrastrukturës së pagesave, si dhe harmonizimin e saj me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën financiare. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në ndjekjen dhe zbatimin e risive teknologjike dhe rregullatore, me synimin për të ndërtuar një sistem financiar më të sigurt, më efikas dhe më të unifikuar për të gjithë përdoruesit.
Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën e Shqipërisë dhe theksuan gatishmërinë për ta thelluar më tej këtë partneritet në fusha të reja. Znj. Vukosavljevic theksoi se BERZH-i do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, duke ofruar mbështetje në sektorë strategjikë të ekonomisë, me synimin për të ndihmuar bizneset shqiptare të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të nxitur zhvillimin e sipërmarrjes së re.
Articolo Precedente
Si të fitoj para për punë në sektorin e Marketingut në internet
Articolo Successivo
Porti Durrësit drejt një porti modern , në shërbim të zhvillimit ekonomik
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane