Duke ngarkuar...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Hapësirat për hotele dhe biznese në rënie, zyra dhe kullat po shtohen

Hapësirat për hotele dhe biznese në rënie, zyra dhe kullat po shtohen

Ekonomia po rrit lidhjet me sektorin e ndërtimit, pavarësisht shenjave të ngadalësimit të shitjeve dhe stabilizimit të çmimeve.

Sipërfaqja e re e planifikuar për ndërtim në gjysmën e parë të vitit 2024 ka shënuar një rritje prej 12%, me trende të reja në llojet e ndërtimeve. Ndërsa sipërfaqet për hotele kanë rënë me 32%, ato për "Rezidenca për komunitetet" dhe zyra kanë parë rritje të fortë.

Sipas INSTAT-it, në janar-qershor 2024 u dhanë 42 mijë metra katrorë për hotele, dhe 2265 metra katrorë për zyra, me rritje prej 244%. Ndërkohë, sipërfaqet për qëllime tregtare dhe industriale kanë pësuar rënie.

Rreth 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim është për lejet në Tiranë, ku lejet për kulla shumëkatëshe kanë nxitur një rritje prej 301% në këtë kategori.

Janë të paktën 8 projekte për kulla deri në 65 kate, dhe një projekt për një kullë 100-katëshe ende pa leje zhvillimi. Kullat po përhapen edhe në zonat më periferike të Tiranës, si dhe një projekt tjetër në zonën e Kasharit parashikon një kompleks rezidencial me 27 kate.