Hapësirë e re për investitorët: Ligji për Investimet Strategjike zgjatet me 2 vite
di Redazione
06/02/2025
Zgjatja me 2 vite e afatit të Ligjit për Investimet Strategjike pritet të sjellë një rritje prej 2.7 miliardë euro në investimet për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe të krijojë mbi 24 mijë vende të reja pune.
Ministri Gonxhja e shprehu në rrjete sociale duke shprehur dhe se afati i përfitimit strategjik është shtyr deri më 31 dhjetorë 2026.
Ky ligj sjell:
Monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim
Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë transparencë dhe efikasitet
Mbështetje të dedikuar për investitorët e huaj dhe vendas
Sektorët e turizmit pëfitues janë turizmi ku 75% e vlerës vijnë nga investitorë strategjik dhe energjia me infrastrukturën.
"Ky ligj, jo vetëm që krijon një klimë më të favorshme për investitorët, por edhe forcon perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Me një kuadër të përmirësuar ligjor dhe një angazhim të shtuar për transparencë dhe efikasitet, Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion konkurrues për investimet strategjike"
Articolo Precedente
Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Një hap i ri drejt pavarësisë energjetike
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane