Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Hasani takon Zannierin: Përkushtim për zgjedhje në harmoni me standardet e OSBE/ODIHR

Redazione Avatar

di Redazione

01/04/2025

TITOLO

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani, priti sot në zyrën e tij ambasadorin Lamberto Zannier, kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që do të mbahen në Shqipëri.

Ministri Hasani gjithashtu ndau dhe pamje në rrjete sociale duke shprehur se "Shqipëria e vlerëson fort asistencën dhe ekspertizën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të zbatuar rekomandimet e tyre."

"Ripërsërita angazhimin tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR." , shprehu ministri Hasani krahas pamjeve.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane