Hoxha takon homologen britanike: Thellimi i bashkëpunimit strategjik dhe operacional
di Redazione
01/04/2025
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u takua në Londër me homologen e tij britanike, Yvette Cooper, në kuadër të një vizite zyrtare.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se "Kënaqësi takimi me ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të frytshme, gjatë vizitës që zhvillova në Londër".
"Diskutuam për çështje që prekin interesin e përbashkët, si migracioni i paligjshëm, krimi ndërkufitar, etj." , shkruajti Hoxha krahas pamjeve të cilave postoi.
Gjithashtu ai foli dhe për homologen e tij "Ministrja Cooper më siguroi mbështetje të plotë të qeverisë britanike për rritjen e kapaciteteve policore, por edhe në proceset integruese të vendit drejt BE-së".
"Me Britaninë e Madhe e kemi intensifikuar bashkëpunimin jo vetëm në nivel strategjik, por edhe operacional. Oficerë të Policisë së Shtetit punojnë ngushtësisht në skuadra hetimi, me Policinë Britanike", theksoj Hoxha për sa i përket bashkëpunimit me Britaninë e Madhe.
"Rezultatet e shkëlqyera që arritëm kundër migracionit të paligjshëm dy vitet e fundit, u dakordësuam t’i shtrijmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar".
"Me Ministren ndamë idenë se edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t’i bashkohen Taskforcës së përbashkët, ku është bërë pjesë edhe Kosova", shprehu ministri.
Gjithashtu Hoxha e mbylli "folëm mbi përgatitjet për Samitin e Komitetit Politik Europian, që mbahet në mesin e majit në Tiranë, si një ngjarje e rëndësishme politike për vendin".
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane