Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Inagurohet sot kampusi UNED në Gjirokastër , Manastirliu : Standarte të reja Europiane , arsimi vazhdon të rritet në Shqipëri

Redazione Avatar

di Redazione

30/10/2024

TITOLO

Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës, një institucion publik shembullor që ofron përvojat më të mira nga Spanja dhe Europa, shpalli sot hapjen zyrtare të kampusit të tij më të ri në qytetin e Gjirokastrës.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro; Rektori i UNED, prof. Ricardo Mairal Usón, Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi si dhe stafi akademik i Universitetit “Eqrem Çabej” dhe një numër të rinjsh e studentësh të këtij universiteti.

Ministrja Manastirliu e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për arsimin e lartë në Shqipëri, duke theksuar se ky kampus sjell një standard të ri arsimor, i cili është për herë të parë në vendin tonë.

“Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës hap dyert këtu në Gjirokastër me një ofertë të re akademike, me eksperiencë rreth 50-vjeçare të mësimit në distancë përmes metodave më të mira të mësimdhënies dhe teknologjisë që ofrohet nga ky universitet me një ofertë të larmishme, e para e këtij lloji që vjen në Shqipëri. UNED është një mundësi unike dhe është një gur kilometrik në të gjithë kapitullin e ndërkombëtarizimit në raport me ofertën akademike për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri,” shprehu Ministrja Manastirliu.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane