Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Inflacioni bazë shënon minimumin e tre viteve të fundit

Redazione Avatar

di Redazione

14/08/2024

TITOLO

Inflacioni bazë në korrik shënoi një rritje të lehtë në 2.29%, nga 2.21% në qershor, por mbetet pranë niveleve më të ulëta të tre viteve të fundit. Në bazë vjetore, inflacioni bazë ka rënë ndjeshëm nga 4.65% një vit më parë.

Gjatë muajve të fundit, inflacioni bazë është afruar me nivelin e përgjithshëm të inflacionit në ekonomi, i cili në korrik ishte 2.1%. Ky inflacion përjashton produktet me luhatshmëri të lartë, kryesisht ushqimet dhe energjinë, dhe përfaqëson 69% të peshës në shportën e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Shqipëria arriti të ulë inflacionin nën objektivin prej 3% pa një shtrëngim të madh monetar. Norma bazë e interesit nuk kaloi më shumë se 3.25%, ndërsa në korrik banka qendrore e uli përsëri në 3%. Forcimi i lekut në kursin e këmbimit, me mbi 20% ndaj euros, ka përthithur një pjesë të presioneve të jashtme inflacioniste mbi ekonominë shqiptare.

Rënia e inflacionit dhe pritshmëritë e ulëta për rritjen e normave të interesit kanë dhënë një shtysë të mëtejshme kreditimit gjatë pjesës së parë të këtij viti. Kredia e dhënë nga sektori bankar në gjashtëmujorin e parë arriti në 181.8 miliardë lekë, një rritje prej pothuajse 30% me bazë vjetore. Kontributin kryesor në këtë rritje vazhdon ta japë kredia në lekë, e cila është rritur me 52% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, për momentin, rritja e shpejtë e kreditimit nuk duket se ka nxitur presione të reja inflacioniste në ekonomi.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane