Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Inflacioni zbret 2% në Gusht, shifra më e ulët prej Qershorit 2021

Redazione Avatar

di Redazione

09/09/2024

TITOLO

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm këtë vit pas ndikimit të luftës në Ukrainë.

Sipas INSTAT, inflacioni vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në gusht 2024 ishte 2,0%, krahasuar me 4,0% një vit më parë, duke arritur nivelin më të ulët që nga qershori 2021.

Krahasuar me gushtin 2023, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua te grupi “Argëtim dhe kulturë” me 4,0%, i ndjekur nga “Veshjet dhe këpucët” me 3,9%, “Pijet alkoolike dhe duhani” me 3,6%, dhe “Mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë” me 3,5%. Çmimet e “Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” u rritën me 2,4%, ndërsa “Shërbimet arsimore” me 2,2%. Rënia më e madhe ishte te “Transporti” me 3,1%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e “zarzavateve” u rritën me 5,5%, “qumështi, djathi dhe vezët” me 4,4%, dhe “mishi” me 3,1%.

Rritja vjetore e çmimeve në gusht u ndikua kryesisht nga “Ushqimet dhe pijet joalkoolike” me +0,86 pikë përqindje, të ndjekura nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e “Transportit” kontribuan negativisht me -0,19 pikë përqindje.

Në krahasim me korrikun 2024, çmimet e “Argëtimit dhe kulturës” u rritën me 1,8%, ndërsa “Transporti” ra me 0,7%.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane