Inflacioni zbret në minimumin e tre viteve, por çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten
di Redazione
08/05/2024
Rritja e çmimeve ka shënuar një ngadalësim të dukshëm gjatë këtij viti, duke sjellë lajme të mira për ekonominë. Institutit të Statistikës (INSTAT) bëri të ditur se inflacioni zbriti në 2.1% në prill, krahasuar me 2.3% muajin e mëparshëm dhe 4.6% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga maji i vitit 2021, kur ekonomia lokale dhe ajo globale po rikuperoheshin nga pandemia.
Megjithatë, problemet në zinxhirin e furnizimit vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Në vitin 2022, shtrenjtimi u përshpejtua, veçanërisht si rezultat i tensioneve globale të prodhuara nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, që kanë prekur tregjet e energjisë dhe ushqimeve.
Në tetor 2022, inflacioni arriti në 8.3%, nivel i konsiderueshëm që nuk ishte parë që nga viti 1998, kur vendi përjetoi krizën e firmave piramidale. Megjithatë, në vitin 2023, rritja e çmimeve u frenua dhe u ngadalësua ndjeshëm në pjesën e parë të 2024-s, ndihmuar nga rënia e inflacionit në Europë, një partner i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë.
Për të luftuar inflacionin, Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë nga 0.5% në mars 2022 në 3.25% aktualisht. Tani, inflacioni është nën objektivin e shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë, por politika monetare nuk është lehtësuar ende.
Ushqimet mbeten një nga kategoritë që kanë ndikimin më të lartë në rritjen e çmimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", ndjekur nga grupi "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji". Ndërkohë, ndryshimet vjetore tregojnë se nëngrupet si "zarzavate përfshirë patatet", "peshk", "sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira", dhe "qumësht, djathë dhe vezë" kanë patur një rritje të konsiderueshme në çmim. Ndërsa, në muajin Mars 2024, çmimet e ushqimeve u ulën me 0.7%, por grupet si "Argëtim dhe kulturë", "Pije alkoolike dhe duhan", dhe "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë" vazhduan të shënonin rritje.
Articolo Precedente
Kursi i këmbimit: Dobësohen valutat e huaja, euro mbetet e qëndrueshme ndërsa paundi rekuperon pikë
Articolo Successivo
Shqipëria e famshe dhe në NatGeo-n e Spanjës , zbuloni çfarë është thën per të
Redazione
Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane