Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Investitorët italianë nga Regione del Veneto shfaqin interes për tregun shqiptar

Redazione Avatar

di Redazione

09/04/2025

TITOLO

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi një takim me delegacionin e investitorëve italianë nga Regione del Veneto, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra.

Delegacioni u mirëprit nga Laura Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në takimin e zhvilluar, u trajtua interesi i investitorëve për realizimin e projekteve në Shqipëri, si dhe u prezantuan mundësitë që ofron vendi ynë për investime. AIDA theksoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe asistencë të personalizuar për çdo investitor.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u fokusuar në zhvillimin e projekteve të veçanta investimi. Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, si në eksportet, ashtu dhe në importet.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave "Made in Albania" drejt Italisë në vitin 2024 arritën vlerën e mbi 162,799 milionë lekëve, ndërsa importet u regjistruan në 189,389 milionë lekë.

Për vitin 2024, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri shënuan një rritje prej 5,6%, duke arritur në 1,583 milionë euro, krahasuar me 1,499 milionë euro një vit më parë. Kjo rritje prej 84 milionë eurosh tregon një interes të shtuar nga investitorët për tregun shqiptar, duke dhënë një sinjal pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane