Caricamento...

Ekonomi.al Logo Ekonomi.al

Ja kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë të cilët pasuria e tyre u rrit me 64 miliardë dollarë pas fitores së Donald Trump

Redazione Avatar

di Redazione

07/11/2024

TITOLO

E mërkura e kësaj jave nuk ishtë vetëm një ditë fitore për Donald Trump por gjithashtu ishte dita që pasuria e 10 njerzëve më të pasur në botë u rrit me 64 miliardë dollarë sipas raportit të Miliarderëve të Bloomberg.

Elon Musk personi më i pasur në botë dhe një ndër tumpistat më të mëdhenj të Trump , pasuria e tij u rrit 26.5 miliardë dollarë të mërkurën, sipas Bloomberg.

Pasuria e Jeff Bezos, themeluesit të Amazon, u rrit me 7.1 miliardë dollarë gjatë javës, pas mbrojtjes së vendimit të tij për të bllokuar mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris nga Washington Post. Po ashtu, bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, një tjetër mbështetës i Trump, pa që pasuria e tij neto të rritej me 5.5 miliardë dollarë të mërkurën.


Përfitues të tjerë të kësaj rritjeje janë Bill Gates dhe Steve Ballmer, ish-drejtues të Microsoft, si dhe Larry Page dhe Sergey Brin, ish-drejtues të Google. Po ashtu, CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, është një tjetër nga individët që ka shënuar një rritje të konsiderueshme të pasurisë së tij gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse asnjë nga këta miliarderë nuk mbështeti një kandidat këtë vit, ata kanë shprehur mbështetje në të kaluarën për kandidatët dhe kauzat demokrate. Gjithsej, 10 individët më të pasur të botës arritën të fitonin 64 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe.

Pronari i Truth Social , Trump Media & Technology Group, kompania e mediave sociale të Trump, gjithashtu shënoi fitime nga aksionet që patën një rritje të konsiderueshme në vlerë, pas parashikimeve nga CNN dhe media të tjera që sugjeruan se Trump do të fitonte. Çmimi i aksioneve u rrit deri në 35% në një moment, para se të përjetonte një rënie.

Redazione Avatar

Redazione

Isan Hydi është gazetar ne Itali, founder e seo expert ne krye te kompanise Wolfandshark.com me zyra ne Tirane